Skip to main content
 

International Security

Roje të Sigurimit Fizik (Sigurim Themelor) (24 Orë / 7 Ditë)

International Security Sh.p.k është kompani e Sigurimit Fizik dhe Elektronik licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për ofrimin e shërbimeve të sigurisë dhe monitorimit të alarmit dhe kamerave.

Aktiviteti dhe objektivat tona kanë për qëllim rritjen e masave të sigurisë garantuese në mbrojtjen e objekteve afariste dhe pronës private duke ofruar shërbime profesionale dhe të besueshme.

Ne jemi të orientuar në klientin 24/7 me mbështetjen tonë profesionale të sigurisë.

Verifikuar dhe licencuar (Guard) kompani dhe Sigurim Shëndetësor Individual, që ju mundëson që kompania jonë të ndërtojë një sistem të sigurt dhe të monitoruar në çdo kohë.

Sigurim i licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu ofrojmë Page konkurruese në treg, me një sistem të mirëmenaxhuar financiar me pagesa të plota të kontributeve bazuar në ligjet në fuqi.

Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të klientelës së kompanisë, INTERNATIONAL SECURITY shpall konkurs për hapjen e vendeve të reja të punës, me mundësi punësimi të menjëhershëm dhe me pagesë të drejtë sipas kontratës për punë të caktuar ose të kontratës afatgjate.

50 Roje të Sigurimit Fizik (Sigurim Themelor)

Lokacioni: Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Skenderaj

Ofron Avancime karriere dhe kushte më të mira pune. Përparësi kanë personat të cilët janë të licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kualifikimet dhe aftësitë që duhet të kenë kandidatët:

• Të ketë të përfunduar së paku shkollimin fillor (preferohet shkollimi i mesëm)
• Vërtetim nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime
• Aftësi të mira komunikimi
• Aftësi për të punuar i pavarur dhe në punë ekipore

Menaxher (2)

Kualifikimet dhe aftësitë që duhet të kenë kandidatët:

• Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë (preferohet diploma Universitare)
• Aftësi në menaxhim
• Aftësi të mira komunikimi
• Aftësi në vendimmarrje
• Aftësi për të punuar i pavarur dhe në punë ekipore
• Të mbajë përgjegjësi në punë

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09:00 – 17:00 në zyrat Qendrore të Kompanisë.
Adresa: Rr. “Imzot Nikprela”, Ulpianë (afer Fontana), Prishtinë.

Kontakti apo të dërgoni CV përmes postës elektronike në e-mail adresën:

siguriminternacional@gmail.com

Për informata shtesë na kontaktoni:

038 / 555-006

JU MIRËPRESIM!

Sherbimet tona

Stervitja e kandidateve te rinj

Sigurimi fizik i objekteve

Sistemi GPS